Detaje të reja bëhen me dije nga vdekja e 45-vjeçarit brenda automjetit të tij në Vlorë.

45 vjeçari u gjet i pajetë brenda mjetit të parkuar në lagjen “Lirim”. Viktima, i identifikuar si shtetasi E.Lazaj prej dy ditësh kërkoj nga familjarët e tij, të cilët kishin humbur kontaktet me të.

Dyshohet se 45-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë dy ditë më parë si pasojë e asfiksisë pasi ka shkuar në gjendje të dehur në automjetin e tij.

Ditën e sotme ka qenë një kalimtar i rastit, ai i cili e ka gjetur pa shenja jete në makinë 45-vjeçarin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Lazaj.