Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha i ka bërë thirrje bujqëve që të aplikojnë për subvencione deri në fund të këtij muaji, transmeton TetovaSot.

“U bëj thirrje të gjithë fermerëve të aplikojnë për subvencione dhe të kenë parasysh afatin përfundimtar i cili skadon në fund të këtij muaji – 31 Maj”, ka apeluar Hoxha.