I ftuar në emisionin “Top Tema” në TV Telma, Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha ka folur rreth tokave shtetërore që do jepen nga shteti për nevoja bujqësore. Hoxha ka deklaruar se ai që do të blejë tokë bujqësore, investitori duhet të paraqesë një plan biznesi se si ta përdorë atë. Gjithashtu, Ministri Hoxha ka thënë nëse toka e dhënë nga ana e shtetit, nuk shfrytëzohet për nevojat që duhet, shteti ka të drejtë ta prishë kontratën.

“Në mënyrë që të blejë tokë bujqësore me Ligjin e ri për Shitjen e Tokës Bujqësore, investitori do të duhet të paraqesë një plan biznesi se si ta përdor tokën dhe nëse nuk i përmbahet asaj, shteti ka të drejtë të prishë kontratën”, ka thënë Hoxha.