Komisioni parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive ka refuzuar nismën për referendum lidhur me tekstet shkollore, të dorëzuar nga iniciativa qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë”. Kryetarja e komisionit, Sonja Mirakovska tha se nisma u refuzua për shkak se nuk ishte e kompletuar. Mirëpo, ajo kujtoi se fillimisht duhet mbledhur 100 nënshkrime në Ministrinë e Drejtësisë, pastaj 10 mijë nënshkrime nga qytetarët për ta shndërruar këtë nismë zyrtare në Kuvend.

Nënshkrimet e qytetarëve për ngritje të një iniciative qytetare në nivel shtetëror nuk janë dhënë në formularë para organit kompetent për evidentimin e të drejtës për votim në kuadër të lëndës që punohet. Kjo për arsye që në formularet ku janë nënshkrimet e qytetarëve nuk ka vërtetim me vula dhe firmë të personit zyrtar”, tha Sonja Mirakovska, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Përfaqësuesit e iniciativës qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë” u shprehën të revoltuar ndaj vendimit të komisionit. Thanë se mbeten në qëndrimin për tërheqjen e propozim ligjit për tekstet shkollore.

Kjo nuk do të na ndaloj që procedurën ta vijojmë deri në fund dhe sipas protokolit të urdhëruar adminisrativo-teknik. Ne publiisht do ti paraqesim datat dhe vendet për mbledhjen e nënshkrimeve dhe do ti ftojmë qytetarët që sërish të japin mbështetjen e tyre. Patjetër ta them se ishim të ftuar vetëm për ti dëgjuar vendimet. As që ishim të pyetur për ndonjë mendim e as që na u dha fjala pavarësisht që e kërkuam”, theksoi Dragana Spasevska, “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

Pakënaqësitë rreth propozim ligjit, prindërit do t’i dorëzojnë edhe në zyrat e BE-së dhe asaj të UNICEF-it. Gjithashtu paralajmëruan edhe organizimin e protestave të reja. Pas vendimit të Komisionit për sistem politik reagoi edhe opozita maqedonase e cila tha se 10 mijë nënshkrimet e kërkuara do të mblidhen shpejt ndërsa qytetarët do të shprehin të drejtën e tyre në referendum për propozim ligji e ri për tekstet shkollore.