Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar deklaratën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku e pyeti kryeministrin Albin Kurti se nëse është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte në burg.

Haxhiu në Dpt te Fidani në T7 thotë se Haradinajt ‘nuk i ka hije’ të flasë pasi, sipas saj, ai ka pritur në zyrën e tij kriminelë që dyshohen për krime të rënda në Kosovë.

“Ai ka prit në zyrën e tij kriminel që dyshohen për krime të rënda në Kosovë, nuk i ka hije një personi të tillë të flasë, që gjithë i ka shërby interesave të veta gjatë qeverisjes së tij.

Si me thënë, nuk është që nuk e kemi pritur, por në fakt më e tepër e shoh si reagim për shkak të reformave të thella që Qeveria Kurti pritet t’i bëjë”, tha Haxhiu.