Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, tha se ka disa pikpyetje në lidhje me qëndrimet që po mban Kurti tani.

Haradinaj tha se në fillim Kurti ishte mirë duke i bërë presion Serbisë por tani po shkon në dreka dhe darka në Bruksel.

“Mendoj se Kurti po bën gabim në hapa me dialogun . Në fillim ishte mirë po i bënte presion Serbisë, por tani ka filluar ti zbehë këto. Ka fillur të marrë pjesë në dreka dhe darka në Bruksel. Ndoshta më e udhës ka qenë mos me ba dy herë vizita në Bruksel pa shku një hetë në SHBA. Shkuarja e tij tej federata e BE-së, Borrelit dhe Laçakut, po bën që ai të bie në dialog teknik” tha Haradinaj.