Në lagjen Complexplanet në Saraj të Shkupit, u hodh gurëthemeli për ndërtimin e shtëpive. Në këtë akt solemn morën pjesë përfaqësuesit e kompanive investuese ‘Valmir-Kompani’ Xhemil Shabani, ‘Blero-Fix’ Samet Misimi, ideatorja Valdeta Kasapi si dhe projektanti kryesore që do ti ndjek punimet në të ardhmen Ibrahim Ferati.

Shtëpitë do të jenë me kualitet të lartë dhe do të jenë me çertifikata për cilësinë e ndërtimit. Dinamika e punimeve do të zhvillohet sipas afateve të parapara. Punimet ndërtimore filluan, ndërsa deri më tani është punuar në përshtatjen e terenit për ndërtim, ku do jenë të vendosuar 34 shtëpitë e para, nga gjithësej 142.

Më shumë informacione në webfaqen : www.complexplanet.mk