Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi thotë se gjatë periudhës së fundit në vend dhe rajon është krijuar një përshtypje se Bashkimi Europian pa përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund të përmbushë premtimet e saj dhe të pranojë Maqedoninë e Veriut në familjen Evropiane.

“Ne nuk kemi asgjë më shumë për të ofruar për anëtarësimin në BE. Unë mendoj se vendi dhe rajoni ka nevojë për një rol më aktiv të administratës amerikane”, ka deklaruar Grubi në paraqitjen e tij si i ftuar në “Vetëm Intervistë në televizionin Kanal 5.