Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka uruar besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajramit.

Grubi ka shkruar se festat na bëjnë më të mirë, më të sjellshëm, më me konsideratë, më të vëmendshëm, jo vetëm për vetën, por edhe për të gjithë rreth nesh, duke e bërë kështu jetën më të bukur, më të përmbushur.

“Në përfundim të muajit të Ramazanit, muajit të përkushtimit, devotshmërisë dhe vlerave më sublime të fesë tonë, uroj t’ju është pranuar agjërimi dhe lutjet tuaja, ndërsa sot në këtë ditë feste kaq të bukur e të madhe për të gjithë ne, ju uroj një ditë të mbarë juve dhe familjeve tuaja. Urata ndryshe është që të tillë siç jemi gjatë festave, të tillë të jemi çdo ditë dhe ta bëjmë jetën më të bukur,” ka shkruar Grubi.