Sonte për të nderuar dëshmorin e kombit Imri Elezi, në ceremoninë përkujtimore të organizuar në sheshin Skenderbeu në Shkup, i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

Me këtë rast u përkujtua vepra dhe sakrifica e tij, si dëshmor i kombit i cili dha jetën e tij dy dekada më parë.

Emri i Imri Elezit tashmë figuron edhe në shkollën fillore në të cilën mësojnë mbi 817 nxënës.