Nesër me fillim në ora 12:30, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi bashkë me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi do të vëzhgojnë nga afër punimet në aksin rrugor Kërçovë-Ohër.

Ngjarja do të mbahet në vendin e quajtur Burimi, kampi i kontraktuesit Sinohidro.