Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme (15.05.2021), policia vazhdoi me aksionin e përforcuar në fushën e komunikacionit.

Nga policia shtojnë se për tejkalim shpejtësie janë dënuar gjithsej 566 shoferë.

Prej tyre, 75 automjete kanë lëvizur mbi 50 kilometra në orë më shumë se kufizimi i lejuar, ndërsa 14 automjete kanë qenë 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.RMV