Nuk ka përkeqësim të gjendjes epidemiologjike pas zbutjes së masave restriktive dhe sipas autoriteteve shëndetësore duhet të mbeten në fuqi edhe së paku një javë. Vala e tretë e pandemisë së Kovid-19 po qetësohet. Edhe dje, si edhe në ditët e kaluara, janë regjistruar numër I vogël I rasteve të reja, ndërkaq po ulet edhe numri I të vdekurve si pasojë e virusit. Në pikat vaksinuese po vazhdon vaksinimi, ndërsa në shtet arrijnë edhe sasi shtesë në mënyrë që të sigurohet vazhdimësi në process. Mbrëmë arritën 38.400 vaksina “Astra Zeneka” të siguruara përmes mekanizmit Kovaks, ndërsa sot edhe 100 mijë vaksina kineze “Sinofarm”, donacion nga Armata kineze.

Dozat e reja të “Astra Zeneka” do të dedikohen për rivaksinim dhe vaksinim të qytetarëve mbi 60 vjç. Imunizimi I populaltës, vlerësoi dje Filipçe, po zhvillohet mjaft mire dhe deri më tani janë vaksinuar rreth 150 mijë qytetarë, prej të cilëve 30 mijë tashmë janë rivaksinuar.

Sipas ministrit Filipçe, ende është herët të hiqet rekomandimi për mbajtje të maskave në ambiente të hapura, ndërsa për atë do të bisedohet në fillim të javës së ardhshme në takimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse. Fillimisht duhet të hiqet rekomandimi për mbajtje të maskave në ambiente të hapura, e më pas eventualisht të mendohet për atë të vaksinaurit me dy doza të mos mbajnë maska në ambiente të hapura. Më pas, siç tha, duhet të dëgjohet qëndrimi I ekspertëve.

Lloj dominues i koronavirusit në vend theksoi se ai është lloji britanik, edhe pse, siç theksoi ka pasur edhe raste të llojeve të tjera, por ato ishin të izoluara. “Definitivisht dominues është lloji britanik i virusit. Dukshëm është se ka raste të tjera, për shkak të asaj se kishte detektim të llojit të Afrikës së Jugut te një qytetar nga Dellçeva i cili ishte infektuar në muajin mars. Por, kjo na tregon se rastet e veçanta nga llojet e tjera të virusit që ishin prezentë, megjithatë janë vetëm lloje të veçanta nga llojet e tjera që ishin prezentë dhe nuk ka tendencë që një lloj i virusit dukshëm të dominojë mbi atë britanik. Që të dominojë ndonjë lloj si ai lloj britanik fshiu prej kur u paraqit më parë, duhet të jetë shumë më i lehtë i transmetueshëm nga ai është aktual. Dukshëm është se nuk ka tendencë të tillë”, tha ministri i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se kërkesat e Odës së pavarur hotelirike do të shqyrtohen në takimin e Komisionit për Sëmundje Infektive të hënën dhe se do të merret vendim në përputhje me situatën epidemiologjike.

Për momentin nuk ka përkeqësim të situatës epidemiologjike për shkak të lehtësimit të masave kufizuese, por përsëri beson se masat që janë aktualisht në fuqi, duhet të qëndrojnë për të paktën edhe një javë tjetër.

Nga gjendja epidemiologjike do të varet edhe vendimi për mënyrën në të cilën do të vazhdojë mësimi, përkatësisht kthimi I nxënësve në shkolla, theksoi dje ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska. Fokusi aktual i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është vaksinimi i kuadrit mësimor. Përveç mësuesve të klasave të para deri në të tretat, imunizimi vazhdon me vaksinën e parë për mësuesit dhe profesorët e mbetur, si dhe ata që janë përgjegjës për kryerjen e diplomimit. Sipas saj, parashihet një dinamikë e caktuar e vaksinimit të stafit mësimor, grup pas grupi, dhe mbetet të përcaktohet pas zbatimit të maturës se si do të zhvillohet viti shkollor nga shtatori.

“Angazhimi im dhe I Qeverisë është që shkollat të jenë përsëri plot me nxënës, unë do të doja që kjo të ndodhte nesër. Sidoqoftë, është e rëndësishme të vlerësohet situata epidemiologjike dhe të respektohet mendimi i ekspertëve të Komisionit për Sëmundjet Infektive. Sapo të ketë një qëndrim zyrtar, ai do t’i paraqitet publikut”, tha ajo.

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.658 testime, u regjistruan 30 raste të reja me Kovid-19, me çka numri I rasteve aktive është 5 913, vdiqën 16 persona, ndërsa të shëruar janë regjistruar 359 pacientë.

Vazhdoi të ulet edhe numri I pacientëve me Kovid nëpër spitale. NË repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vndit dje ka pasur për mjekim 586 pacientë, si dhe ka rreth 860 shtretër të lire spitalorë nëpër qendrat e kovidit.

Paraprakisht, për shkak të numrit të ulur të të sëmurëve, spitalet mbyllën një pjesë të kapaciteteve dedikaur për pacientë me kovid.

Numri I përgjithshëm I personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë prej fillimit të epidemisë arriti 154.524, I pacientëve të shëruar është 143.427, ndërsa I të vdekurve është 5. 184.