Tetovari Tahir Uzairi, sot ka kërkuar ndihmë për të gjetur personin që ka humbur të hollat me datë 18 Maj 2021 në Rrugë PG 77 afër lokalit DAMASKA.

Ai ka thënë se pret që ta gjejë pronarin dhe t’ia dorëzojë të hollat.

“Këto të holla i kam gjetur në rrugë PG 77 afër lokalit DAMASKA apo ndryshe kjo lagje quhet edhe Vardarska, Unë kërkoj personin që i ka humbur këto të holla të paraqitet në këtë numër telefoni 070/800-642 dhe tja dorzoj të hollat që i kam gjetur, ndërsa personi që do lajmërohet duhet të dijë sa të holla ka humbur dhe në çfar valute kan qenë “, për Televizionin Koha tha Tahir Uzairi personi që ka gjetur të hollat.

Tahir Uzairi kërkon që ky njoftim të shpërndahet sa më shumë me qëllim të gjendet sa më shpejt personi që i ka humbur, ndoshta atij i duhen për nevoja të ndryshme jetësore.

Kjo tregon se Tetova ka njerëz të ndershëm dhe bujar.