Futbollisti shqiptar që dhunoi arbitrin gjatë ndeshjes Sopoti-Mirdita, ia ka dalë t’i shpëtojë policisë. Pas episodit të dhunës, ai u izolua në dhomat e zhveshjes dhe për shkak të sjelljes së tij, u njoftua policia e Cërrikut.

Kur dëgjoi sirenat e policisë, futbollisti u arratis nga dhomat e zhveshjes, duke u hedhur nga dritarja e tualetit. Më pas ai iku nëpër rrugicat e lagjes pranë stadiumit. Teksa janë marrë në pyetje edhe lojtarët e tjerë, u zbulua se dhunuesi nuk ishte lojtar me indetitetin e protokollit.

Dhunuesi i arbitrit Klajdi Qëndraj ka ardhur nga lojtari që sipas protokollit, identifikohej si Ylli Gjegja, me numrin 2 i ekipit të Mirditës. Por verifikimi zbuloi se bëhej fjalë për Armando MArkun, që luajti ndeshjen me emrin e Ylli Gjegjës.