Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen i dërgoi letër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ku “e shpreh kënaqësinë nga takimi produktiv në Bruksel më 26 prill” dhe ku thekson se posaçërisht gëzohet për bashkëpunikmin për projektin e madh për modernizimin e hekurudhës Beograd-Nish-Preshevë në kufirin e Serbisë me Maqedoninë e Veriut, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogardi.

Fon der Lajen thotë se projekti është “hap i madh përpara dhe kthesë e rëndësishme në marrëdhëniet tona të ardhshme” dhe shtoi se është e lumtur që ky projekt vjen në Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, i cili u miratua nga ana e Komisionit evropian vjeshtën e kaluar.

Ajo shtoi se “Komisioni tanimë punon me shpejtësi të plotë në realizimin e projektit”.

Presidenti serb konfirmoi se ka marrë letër nga Ursulla fon der Lajen, ku ajo shpreh përkrahje për projektin për ndërtimin e hekurudhës nga Beogradi deri te kufiri me Maqedoninë e Veriut.

“Kohë të gjatë nuk i jam gëzuar aq një letre, posaçërisht kur ajo vjen nga BE-ja”, tha Vuçiq.

Ai ka shprehur bindje se ndërtimi i hekurudhës Beograd – Nish – Tabanoc, me përkrahje të BE-së, mund të fillojë vitin e ardhshëm.