Mr.Ali Hertica &Lule Alidema, Psikologe klinike

* Çfarë po ndodhë në këtë vend?

* Pse po ndodhin skandale të njëpasnjëshme?

* A mund ti parandalojmë, ndalim?

* Kush janë fajtorët, etj, etj…?

Këto e shumë pyetje janë prezente besoj tek secili nga ne mbas skandaleve që po ndodhin nga fëmijët/nxënësit me sjellje delikuente.

Problemi është se ne si popull gjykojmë me vonesë atëherë mbase të ndodhë problemi, e diskustojmë për një kohë dhe shpejt e harrojmë e nuk marrim iniciativën ti parandalojmë apo ti trajtojmë siç duhet që mos të përsëritet ajo sjellje delikuente.

Nuk e them për individ apo rast të caktuar sepse fatkeqësisht raste abuzimi, dhunimi, therrje, vrasje etj po ndodhin jo rrallë mes nesh, por gjykoj në përgjithësi, sepse fundja ne që jemi prindër faji bie mbi ne, dhe poçëse sot i ndodhi atij nesër mund të ndodhë ty apo mua.

Nuk ka prind që pranon e pajtohet me sjelljet devijuese të fëmijes së tij, secili mundohet të e edukoj si është më së miri, por kur fëmiju shfaqë sjellje devijuese atëherë prindi nuk duhet heshtë, duhet shikuar e kërkuar ku është gabimi, ose nuk dijti ta edukoj ose ka diçka që nuk ecën me atë fëmijë.

Gjitha skandalet tjera që ndodhën dhe po ndodhin dhe ata ishin dhe janë fillimisht fëmijë të dikujt e më pas dhe nxënës që kaluan nëpër dorën e profesionistëve arsimor-edukativ.

Pse vallë nuk po i hetojmë-evitojmë-trajtojmë me kohë problemet por po i lëjmë zvarrë nën mjegull derisa të bëhen dëmet e pariparueshme.

Asnjë problem nuk ndodhë rastësisht, gjithmonë ka një burim, dhe një arësye.

Nëse problemi nuk shikohet nga burimi atëherë ai problem veçse po kamufllohet, rritet dhe herët apo vonë do të sipërfaqet me ndonjë skandal siç ndodhi shumë herë dhe po vazhdon ende të ndodhë.

Dhuna me gjitha llojet, gjithmonë ka ndodhë dhe do të ndodhë mes njerëzve, mirëpo përderisa një fëmijë është i aftë të vijoj në shkollë të rregullt do të thotë se ai fëmijë është normal nga aspekti psikik por ai shfaq sjellje të keqedukimit.

Në këtë vend të vogël me skandale aq të mëdha, vërtetë për keqardhje është.

Sikur jemi përfshirë në botkuptime që fare nuk janë detyrë jona, dhe kemi harruar atë që është mëse e rëndësishme për secilin njeri edukimin e fëmijëve tanë!

Çfarëdo që të ndodhë në vend, mos të harrojmë që edukimi fëmijës nuk duhet të anashkalohet.

Fëmija një herë rritet, një herë edukohet, një herë keqedukohet, etj. është periudhë nuk është tërjetësore, fëmija rritet edukimi mbetet i mbjellur ashtu siç u mbollë në periudhën e maturimit, andaj sjelljet delikuente të fëmijës fitohen nga moskujdesi fillimisht i prindërve pastaj edukatorëve.

Përderisa vendose të bëhesh prind, detyrë ytja është veç sigurimit të egzistencës së fëmijës edhe ta edukosh drejt.

Sjelljet devijuese ndodhin jo vetëm për një arësye por për shumë arësye, andaj edukimi kërkon traditë, kohë, dije, durim etj.

Sjelljet delikuente nuk janë që nuk dallohen, është e pamundur që prindi ose edukatori të mos dalloj të paktën një sjellje devijuese te fëmija apo nxënësi.

Them te fëmija sepse sjelljet devijuese te fëmija fillojnë që në moshë të hershme, qysh atëherë kur fillon të veproj me logjikë, qysh atëherë kur sapofilloi të flas, e jo rrallë atëherë që kur fëmiju fillon të përdorë shprehje banale “të sharat” në familje, e që për fat të keq shumë prindër e pranojnë si formë humori, qeshen si po thotë fëmija pa ndikuar në korigjimin e asaj shprehje apo korigjimin e vetes sepse atë shprehje ai e dëgjoi diku, atë fjalë e mori model nga dikush, e që ajo shprehje është veç fillimi i sjelljes devijuese.

Pastaj sjelljet devijuese dallohen edhe përmes sjelljes në shkollë.

Në momentin që një nxënës shprehë sjellje ndryshe nga tjerët duhet informuar prindërit, duhet shikohet burimi prej nga po vjen ajo sjellje, ku qëndron arësyeja e sjelljes, mos gjë ka nevojë për trajtim psikologjik, e jo ti tejkalojmë sjelljet devijuese të e lëmë problemin e fjetur, vetëm e vetëm mos të marr barrë të tillë në përballje me prindërit sepse secili që është edukator është dhe prind, vepro në cilësi të prindit, ngase nesër ajo heshtje mund të shëndrrohen në një skandal.

Psikologu amerikan Edward L. Thorndike duke u bazuar në eksperimentet/studimet e tij erdhi në konkluzion se: “Nëse një reagim/sjellje të lë me knaqësi ajo ka gjasa të përsëritet” , çka do të thotë se nëse fëmiju sjellet keq dhe nuk mirren masa korigjuese për ndryshim sjellje atëherë fëmija lëre që nuk do ta dalloj që është sjellur keq, por do të mbetet i knaqun dhe po me atë sjellje sado e dëmshme të jetë, dmth ai nuk u ndëshkua, nuk u qortua, atij vetëm sa ju përkrah sjellja dhe sigurisht atë sjellje do ta përsëris prapë.

Secila sjellje përderisa u mësua ajo mundet edhe të parandalohet për të mos u mësuar por edhe mund të ç’mësohet poçëse u mësua.

Sjelljet devijuese apo fëmijët delikuentë nuk lindin të tillë.

Sjellja nuk trashëgohet por mësohet.

Sjelljet devijuese kryesisht janë rezultat i keqedukumit, keqtrajtimit apo modelit në familje përgjatë rritjes.

Baza e edukimit merret nga prindërit fillimisht më pas ndikon rrethi e padyshim një pjesë mbartin edhe edukatorët.

Parandalim është edukimi i drejtë, poçëse nuk arrinë vet duhet kërkuar ndihmë nga profesionistët e kësaj fushe siç janë psikologët.