Hungaria duket se e ka fituar betejen me valen e tretë të pandemisë së Covid-19.

Të paktën kështu ka deklaruar kryemkinistri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili në një komunikim për mediat është shprehur se do të lehtësojë shumicën e masave të ndërmarra për shkak të koronavirusit.

Gjithashtu ai ka deklaruar se numri i të vaksinuarve këtë javë pritet të arrijë në 5 milion.

Orban tha se nuk do të jetë e domosdoshme mbajtja e maskave në publik dhe se do të lejohen tubimet me rreth 500 persona në ambiente të hapura.

“Ne kemi mundur valën e tretë të pandemisë. Ka ardhur koha që maskave t’i jepet lamtumira”-ka deklaruar Orban.