Kryeministri Zaev përmes vizitës në Bruksel synon të dëshmojë se e ka mbështetjen e Brukselit, por adresa është e gabuar, vlerësojnë ekspertët.

Qëllimi i vizitës në Bruksel ishte ruajtja e momentit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht kur është ulur kredibiliteti i BE-së, shkaku i vonesës së solidaritetit me vaksinat, konfuzionit të non-paperit të Janshës dhe deklaratës së Varhelyit. Qeveria dëshiron të tregohet para opinionit se ende gëzon mbështetje evropiane. Kjo është rruga më e lehtë. Por dihet ku është problemi, momentalisht nuk është në Bruksel, por në Sofje, ku doemos duhet riaktivizuar negociatat”, tha Dimitar Nikollovski, Eurothink.

Nikollovski është pesimist për zgjidhje të shpejtë me Sofjen, e cila do ta zhbllokonte fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Edhe ish ambasadori, Lupço Arsovski vlerëson se zgjidhja është e pamundur të arrihet shpejtë. Sipas tij, nevojitet që BE drejtpërdrejtë të ndihmojë në negociatat dypalëshe.

Edhe më tej mbeten rekomandimet se gjithsesi duhet të gjendet zgjidhje. Zgjidhja në këtë moment është e pamundur për shumë komponentë që e përbëjnë fotografinë tonë për rrugën drejt BE-së.  Bëhet fjalë për shfrytëzimin e rastit nga ana e Bullgarisë që të vendosë kushte që lidhen me historinë, personalitetet. Ata tani sikur reteruan nga ajo se asnjëherë nuk kontestonin identitetin dhe gjuhën. Megjithatë në këtë situatë të dy palët duhet të pranojnë 2- 3 ekspertë ndërkombëtarë nga BE-ja, të cilët do t’i shqyrtojnë të gjitha çështjet”, tha Lupço Arsovski, ish ambasador.

Tashmë Austria dhe Çekia janë shprehur të gatshme t’i ndihmojnë Shkupin e Sofjen në tejkalimin e dallimeve historike.

Anesa Salihu