Egjipti ka dërguar 10 ambulanca në Gaza për të marrë palestinezë të plagosur për trajtim në spitalet egjiptiane, thonë zyrtarët mjekësorë.

Ambulancat hynë në territorin në vendkalimin Rafah, i cili zakonisht është i mbyllur për 5 ditë gjatë festës së Fitër Bajramit dhe fundjavës dhe pritet të hapet përsëri të hënën, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

5 ambulanca të tjera do të hynë më vonë në Gaza, ndërsa tre spitale egjiptiane janë gati të ofrojnë trajtim, thanë burimet lokale dhe zyrtarët shëndetësorë.

Zyrtarët në Gaza thonë se rreth 950 njerëz janë plagosur në territor që nga fillimi i konfliktit të hënën./albeu.com