Gennaro Gattuso do të lërë Napolin në fund të sezonit, pavarësisht nëse kualifikohet apo jo në Champions League dhe pritet të marrë menjëherë drejtimin e një tjetër klubi.

Juventusi do të shkarkojë Andrea Pirlon në fund të sezonit dhe po mendon për një trajner të ri, teksa në skenë ka dalë një tjetër ish-milanist, pikërisht Gattuso.

“Il Mattino” raporton se lojtarët bardhezi kërkojnë Gattuson si trajner dhe të shtyrë nga kjo dëshirë, drejtuesit pritet të përgatisin një ofertë për trajnerin aktual të Hysajt.

Drejtori Sportiv Giuntoli, i cili lë Napolin në fund të sezonit dhe mund të zëvendësojë Paraticin tek “Zonja e Vjetër”.