Të gjithë duan Claudio Ranierin. Pas Parmës dhe Cagliarit që kanë shfaqur interes për ish-trajnerin e Sampdorias, në garë për 69-vjeçarin është futur edhe Benevento, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë B. Largimi i Filippo Inzaghit është mëse i sigurt dhe drejtuesit e klubit kërkojnë një trajner me eksperiencë për ta ngjitur ekipin menjëherë në Serinë A. Në rast se nuk arrihet akordi me Ranierin, kandidati kryesor mbetet trajneri aktual i Venezias, Paolo Zanetti.