Inter dhe Lazio janë dy skuadrat italiane që kanë identifikuar Olivier Giroud të Chelsea si një objektiv transferimi.

34-vjeçarit nuk i është ofruar ende një zgjatje e kontratës në “Stamford Bridge” dhe duket se do të largohet nga Blues kur kontrata e tij skadon në qershor, përcjell GazetaBlic.

Interi po planifikon të ringjallë interesin e tyre për Giroud pasi nuk arriti ta nënshkruajë atë vitin e kaluar, por do të përballet me konkurrencën nga rivalët e Serie A, Lazio.

Në rast se ai do të transferohet tek Lazio, do të ishte një “rival” i Vedat Muriqit për epitetin e titullarit edhe pse ka zëra që sulmuesi kosovar mund të largohet në fund të sezonit nga klubi.