Agron Gjekmarkaj thotë se vendimi i SHBA për të shpallur “non grata” Sali Berishën bazohet duke gjykuar periudhën 2013-2021.

Në emisionin “Open”, Gjekmarkaj thotë se është ditë e zezë për Shqipërinë dhe gjithçka dëshiron është transparencë dhe fakte për të gjykuar Berishën.

Gjekmarkaj: Më shumë, Sali Berisha gjykohet për periudhën 2013-2021 dhe nëse është kështu, ka shumë pikëpyetje, shumë mistere. Berisha është i tërhequr në politikë, thjesht ka fjalën dhe Facebook-un dhe këtë mund të kemi të gjithë ne.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Nuk jam në trurin e vendimmarrësve të DASH, e konsideroj si një nga institucionet më serioze. Ajo çfarë do të doja sepse Berisha ka qenë president dhe kryeministër, kjo është ditë e zezë për vetveten, edhe për ata që janë gëzuar, do të doja transparencë, do të doja fakte dhe atëherë të gjykojmë mbi vendimin dhe vetë Sali Berishën.