Diplomati britanik Timoti Les, sipas TV Pink ka shokuar botën me propozimin e zgjidhjes për stabilitetin e Ballkanit, që sipas tij qëndron në formimin e Kroacisë së Madhe, Shqipërisë së Madhe dhe Serbisë së Madhe.

Ballkani është i ngarkuar me dëshirën e parealizuar të shqiptarëve, serbëve e kroatëve për shtete kombëtare dhe nuk do ketë paqe derisa kjo nuk plotësohet, transmeton “Bota sot”.

Ky propozim dhe deklaratë e diplomatit britanik nuk iu pëlqen shumë serbëve që thonë se është tregim i vitit 2017 dhe se Serbia e Madhe pa Kosovën është barsoletë.

Kreu i Institutit për strategji kombëtare Dragoslav Bokan thotë se ky propozim është i vjetër.

“Në vitin 2017 flitej për rëndësinë e parimit etnik dhe identitetit kombëtar në Ballkan dhe sipas tij nuk do ketë lëvizje në dialog përderisa nuk vendosen ku vijat etnike e jo politike”, shkruan Bokan.

Ai tha se Les është një profesionist dhe është në rrjedha të zhvillimeve në Ballkan.

“Ai është diplomat me prëvojë dhe shihet qartë se me qëllim plasoi këtë informatë, lidhur me orarin kohor. Sipas tij Kosova i takon Shqipërisë së Madhe apo shtetit të vogelë Kosovës. Çështja e Kosovës është mbi pyetje, tregimi për Serbinë e Madhe pa Kosovën tingëllon si barsoletë” tha Bokan.

Sipas tij me këtë propozim anulohet marrëveshja e Dejtonit dhe rezoluta 1244 dhe kjo përbën rrezik të madh.

Gazetari Zoran Ostojiç thotë se nuk bëhet fjalë për Serbi të Madhe por Serbi të rritur, Kroaci dhe Shqipëri.

“Çfarë problemi është me ndryshimin e kufijve? Thelbi është krijimi i shtetit të pastër mysliman midis Evropës. Kjo nuk ishte e mundur në vitet 90-të, se nuk lejonte perëndimi”, tha Ostojiç që konsideron se asokohe edhe Sanxhaku do kërkonte të bashkohet me atë shtet.

Sipas tij kur ky ndryshim i kufijve nuk a arrit në luftën e përgjakshme, pse tash njerëzit mendojnë se është e mundshme.