Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Teksasit sot i ka ndarë spitalit të qytetit të Dibrës një donacion prej 100 komplete për shtrimin e shtretërve për pacientë, si: batanije, çarçafë e jastëkë të cilat vihen në shërbim të spitalit të Dibrës.

Nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Teksasit përkrah donacionit që ka realizuar në Tetovë, Strugë e Dibër së shpejti do të donojë në Tropojë e Kosovë.