Para pak çastesh një person ka mbetur i vrarë në lagjen Butel 2 të Shkupit.

Vrasja ka ndodhur në afërsi të restorantit “Sulltan” ndërsa në terren për momentin gjenden një numër i madh i njësive policore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbetur të plagosur dy persona.

Nga MPB kanë njoftuar se pas pak çastesh do të dalin me detaje shtesë lidhur me ngjarjen.