“Lulzim Basha nuk shkon dot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kështu deklaroi demokrati Ibsen Elezi në intervistën që dha për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, me moderatoren Pranvera Borakaj.

Ai e “lëshoi bombën” kur u pyet nëse Basha mund të ketë ndikuar në vendimin e DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, në favorin e tij.

“Vendimi i DASH do të ketë ndikim patjetër në PD, por sesi nuk di ta them. Basha, mesa di unë, nuk shkon dot as vetë në Amerikë, jo më të ndikojë në vendimet e DASH.”