Gazetari Blendi Fevziu mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, ka deklaruar se gati 17 deputetë i kanë CV false dhe nuk i kanë frekuentuar shkollat ku thonë se kanë qenë. Klevis Balliu duke qeshur u shpreh se ata që thonë se kanë qenë në Harvard, ndërkohë kanë bërë vetëm kurse online.

Biseda: Blendi Fevziu: Të bëjnë një hetim për ato CV të atyre se i kanë false. Këtë të Ilir Metës e kam bërë unë, është verifikuar. I kanë false. 17 deputetë i kanë false, false komplet, nuk kanë qenë kurrë në ato shkolla që kanë shkruar në CV. Kam bërë dhe një emision për këtë gjë.

Janë fantastike.

Klevis Balliu: O zoti Fevzi, edhe ato që ata thonë se kanë qenë në Harvard, janë kurse 3-mujore aty online. (ahahahah)

Blendi Fevziu: Rri tani mos më nxirr sekretin se i kam për pastaj. I di unë këto.