Sot në hapësirat e Universitetit të Tetovës, më saktësisht në fakultetin Juridik, dekani Qebir Avziu ka pritur në takim zyrtarë të lartë të Ministrisë së punëve të brendëshme të Republikës së Kosovës.

Siç informojnë nga UT-ja, qëllimi i kësaj vizite ka qenë lidhja e urës së bashkëpunimit mes dy institucioneve në fushën e të drejtës dhe kriminalistikës.

“Sot 31.05.2021 – e Hënë, Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës e vizituan zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të R.Kosovës. Qëllimi i vizitës ishte lidhja e urrave të bashkëpunimit mes dy institucioneve në fushën e drejtësisë dhe kriminalistikës”, ka shkruar mes tjerave pas takimit, dekani Qebir Avziu.