Dëshmorët janë vetë liria jonë. Ka vetëm një rrugë, nëpër të cilën ecën historia e lirisë. Ajo është rruga e gjakut të dëshmorëve të kombit, rruga e djersës dhe sakrificës të ushtaëeve  të cilët në këthesën e madhe historike ishin të gatshëm të falin gjakun për ardhjen e lirisë.

Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak, ndërtohet me jetëra, ndërtohet me dëshmorë. Kurse dëshmoret janë nderi dhe kreanria e popullit tonë martir. Një popull që ka dëshmorë nuk njeh robëri. Brezin tonë e gëzojnë sukseset e kombit tonë, me gjithë vështirsitë e jashtëzkonshme shohim se dita ditës ngrihemi me lartë e shkojmë më përpara. Po sigurisht që presim të shohim dhe bëjmë edhe shumë punë tjera për popullin tonë, për qytetarët tanë, për brezin e ri.

Të dashur të pranishëm, i dashur kryetar Ahmeti në fund kam një përshëndetje të vaçant që më del nga thellësia e shpirtit peër familjet e dëshmorëve, duke u thënë që të jenë krenarë me bijt dhe bijat e tyre qe sakrifikuan jetën për liri.

Ju nuk jeni vetëm, bashkë me ju jemi edhe ne, është brezi me i ri janë të gjithë njerëzit e ndërshem, bijtë dhe bijat tuaja nuk do ta harrojnë kurë sepse ato janë në lapidare, monumente, institucione, sheshe, rrugë dhe mbi të gjitha në zemrat tona. Të vetmit që do të arrijmë të mbijetojmë shekujve.