Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në sallën “Boris Trajkovski” tha se shpreson që mos të politizohet furnizimi me vaksina ruse, pas dëbimit të diplomatit rus në Shkup. Filipçe tha që dozat tjera të vaksinës ruse kundër Covid-19 pritet të vijnë në fund të muajit maj.

“Në asnjë moment gjatë takimeve por edhe bisedave telefonike që kam pasur me ambasadorin e Rusisë, nuk ka asnjë paralajmërim për politizim të kësaj çështje, as nuk ka qenë në fillim dhe as nuk është tani. Paralajmërimet e fundit janë se deri në fund të muajit maj do të arrijnë një pjesë e dozave, të shohim nëse do të jetë kështu”, tha ministri Filipçe.