Ylli i Barcelonës, Frenkie de Jong ka zbuluar besimin se bashkëlojtari Lionel Messi dhe trajneri Ronald Koeman të qëndrojnë në “Camp Nou”.

Si Messi ashtu edhe Koeman nuk e kanë të sigurt pozitën në klub, ngase argjentinasit i skadon kontrata në qershor, derisa tekniku holandezit i është shtuar presion.

Sidoqoftë, De Jong shpreson që të dy të mbesin në fund të sezonit.

“Shpresoj që Koeman të qëndrojë. Kam lidhje të mirë me të. Por, nuk kam influencë”.“Edhe unë duhet të pres dhe të shoh çfarë do ndodh. Shpresoj që Messi të qëndrojë sepse na ndihmon. Është lojtari më i mirë në botë”.“Nëse duhet të zgjedhë mes tij ose ndonjë lojtari tjetër, unë gjithmonë e zgjedh Messin. Nuk është befasi sepse është më i miri”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona këto ditë do kompletojë edhe disa transferime pas Sergio Agueros.