Presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino ka konfirmuar se Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino, ka konfirmuar se Superkupa e Italisë ku marrin pjesë Juventusi dhe Interi do të zhvillohet në Arabinë Saudite dhe do të ketë tifozë të pranishëm.

“Serie A ka një kontratë me Arabinë Saudite, ndeshja e ardhshme e Superkupës së Italisë do të jetë aty, me publik. Do të jetë një ndeshje e mahnitshme, Inter-Juventus”, deklaroi Dal Pino.

Interi dhe Juventusi do të luajnë në Superkupë ku sipas gjitha gjasave pritet të zhvillohet gjatë muajit gusht.