Cristiano Ronaldo dhe Juventus kanë një marrëveshje deri në vitin 2022 por zërat për një lamtumirë të parakohshme po bëhen gjithnjë e më insistuese. Më i fundit vjen nga Portugalia, sipas të përditshmes sportive Record, sulmuesi i Juventusit, ndihet i joshur nga ideja për një rikthim në atdhe.

Do ta mbyllte aty karrierën, duke luajtur deri në moshën 40-vjeçare me fanellën e Sportingut të Lisbonës. Zëri i merkatos ky që është i destinuar të vërë në alarm ambientin në Torino. Zgjedhja e Cristiano Ronaldos natyrisht që ka pas edhe bekimin e familjes së tij.

Cristiano që ka përjetuar një sezon mes ulje ngritjesh ka në shënjestër për momentin dy gjëra, klasifikimin e kryegolashënuesve të Serisë A, që dëshiron ta kryesojë me 27 gola aktualisht, si dhe të arrijë kuotën e 100 golave me fanellën bardhezi, për momentin ka koleksionuar 90 minuta, aq sa edhe Dybala.