Pandemia ishte e parandalueshme, ka thënë një panel i pavarur shqyrtues i ngritur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas raportit OBSH duhet të kishte deklaruar një emergjencë globale më herët sesa deklaroi.

Paneli argumentoi që Komiteti i Emergjencave i OBSH-së duhet të kishte deklaruar shpërthimin në Kinë një emergjencë ndërkombëtare një javë më herët. Sipas tyre këtë duhet ta kishte bërë në takimin e parë në 22 janar të vitit të kaluar, në vend që të priste deri më 30 janar, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Muaji pas deklaratës së OBSH ishte i humbur sipas gjetjeve, pasiqë vendet nuk arritën të marrin masat e duhura për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Situata në të cilën gjendemi sot mund të ishte parandaluar. Kjo është për shkak të një morie dështimesh, boshllëqesh dhe vonesash në gatishmëri dhe përgjigje”, u tha gazetarëve bashkëkryetari Ellen Johnson Sirleaf.

Të dhënat tregojnë se OBSH-ja u pengua nga rregulloret e veta dhe që kufizimet e udhëtimit duhet të ishin mundësia e fundit. Sipas panelit Evropa dhe SHBA humbën tërë muajin shkurt dhe vepruan vetëm kur spitalet e tyre filluan të mbusheshin.

“Kur vendet duhet të kishin përgatitur sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor për një fluks të pacientëve me COVID-19, shumica e botës zbriti në një grindje, fituesi merr të gjitha, për pajisjet mbrojtëse dhe ilaçet.” thuhej në raport.

Paneli bën thirrje për procese dhe struktura më të mira për të zbuluar patogjenin tjetër shumë infektiv, si dhe financim më të mirë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për ta bërë atë më të fortë.

Paneli gjithashtu ka bërë thirrje që vendet e pasura të ndajnë një miliard doza vaksine deri në shtator, nëpërmjet programit Covax të OBSH-së duke siguruar mbështetje për vendet me të ardhura të ulëta.

Më shumë se 3.3 milionë njerëz në të gjithë botën tani kanë vdekur nga koronavirusi deri më tani. Ndërsa SHBA dhe Evropa kanë filluar të lehtësojnë kufizimet dhe të rifillojnë disa aspekte të jetës para-pandemike, virusi është ende shkatërrues për Azinë.

Në veçanti India po përballet me një numër rekord të rasteve të reja dhe vdekjeve, me mungesa të mëdha të oksigjenit në spitalet në të gjithë vendin. Vendet fqinje me Indinë, të tilla si Nepali, po shohin gjithashtu rritje të virusit.