Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska konsideron se protestat e paralajmëruara dhe iniciativa për një referendum mbi reformat arsimore paraqesin të drejta që janë të garantuara me Kushtetutë, por tha se reforma do të vazhdojnë, siç tha ajo duke vendosur “nxënësin dhe nevojat e tij në fokusin e arsimit”, transmeton Alsat. Carovska tha se reformat mund të jenë të vonuara dhe theksoi se rezultatet e konceptimit të ri arsimor mund të priten për pesë ose gjashtë vjet.

Në lidhje me: Ministria e Arsimit nuk përfill kërkesat e prindërve, paralajmërohen protesta

“Të gjitha këto janë të drejta të garantuara me Kushtetutë. Nga nisma janë parashtruar kërkesat, ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës patëm një takim me ta dhe iu përgjigjëm kërkesave të tyre, të cilat kryesisht i referohen përjashtimit të barazisë gjinore nga sistemi arsimor. Ka ligje që janë miratuar në Kuvedn dhe janë votuar nga të gjitha partitë politike, që do të thotë se ka konsensus për respektimin e barazisë gjinore, e cila paraqet të drejtë drejtë që është garantuar me kushtetutë dhe se duhet të jetë pjesë e sistemit arsimor. Mendoj se përgjigjet që morën në iniciativë do të rishikohen dhe diskutohen, tha Carovska në paraqitjen e saj në shkollën “11 Tetori”.