Arsimi është çështje jo-partiake, ndërsa mësimdhënësit duhet të çlirohen nga kufizimet partiake, dhe mu kjo pikërisht arrihet me Ligjin e ri për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional, i cili është në procedurë parlamentare, deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit gjatë ndërhyrjeve infrastrukturore në SHF “11 Oktomvri” në komunën e Qendrës.
“Me ligjin e mëparshëm, mësimdhënësit punësoheshin me kohë të caktuar, për punë urgjente dhe të paprolongueshme, për tre ose gjashtë muaj, pastaj për një vit, dhe pastaj për një vit tjetër, që të kishin mundësi për transformimin e marrëdhënies së punës. Tërë ato ishin mjete për t’i mbajtur mësimdhënësit e pasigurt dhe për t’i aftësuar që t’i drejtojnë drejt veprimtarive të ndryshme politike. “Me zgjidhjen e re ligjore, i lehtësojmë mësimdhënësit nga shqetësimi se do të humbasin vendet e tyre të punës, sepse ata do të punësohen me kohë të pacaktuar, si kudo në botë, dhe detyrimi i tyre i vetëm do të jetë të përqendrohen në punën me nxënësit”, deklaroi ministrja Carovska.
Në mënyrë që të fitojmë mësimdhënës të motivuar dhe bashkëpunëtorë profesionalë, të vlerësuar dhe përkatësisht t vlerësuar me ligjin gjithashtu mundësohet edhe zhvillimi i karrierës.
“Për momentin kur të arrijnë maksimumin si mësimdhënës, mund të bëhen mësimdhënës mentor, pastaj mësimdhënës këshilltar, pastaj të kalojnë në Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe të këshillojnë grup të madh të mësimdhënësve. Ajo është mënyrë për t’u kthyer në një sistem të arsimit që veçanërisht në fokusin e nxënësit, natyrisht përmes mësimdhënësve të forcuar që e investojnë krijimtarinë e tyre në punën e përditshme me nxënësit, theksoi Carovska.
Ministrja tha se debatet që po zhvillohen rreth reformave në arsim gradualisht e ndryshojnë mentalitetin dhe janë më gjerë nevoja për reforma urgjente dhe paprolongueshme, sepse në pyetje është ardhmëria e fëmijëve tanë.