Ministrja dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dhe Arafat Shabani janë duke qëndruar në Ankara, ku kanë realizuar takim me kryetarin e TIKA-s, Serkan Kajallar.

Kryetari i agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim, në takim ka thënë, se “Maqedonia e Veriut është vend i rëndësishëm për Turqinë dhe për këtë vazhdojnë të përkrahin zhvillimin në të gjitha segmentet shoqërore, duke investuar në projekte përmbajtjesore, veçanërisht në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë”, njoftojnë nga MASH-i.

Ndërkaq, ministrja Carovska ka shprehur mirënjohjen, që TIKA për shumë vjet i mbështet përpjekjet e shtetit për zhvillim të arsimit.

TIKA në vendin tonë është aktive për 15 vjet, dhe deri tani ka realizuar dhjetëra investime për ndërtim të objekteve shkollore të reja dhe rikonstruim të atyre ekzistuese.