Me rastin e Ditës së Dëshmorëve – 5 Maji, zyrtarë vendorë përfshi edhe zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin, dhe zëvendësministrin e brendshëm, Nazim Bushi, bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Haraçinë, si dhe vendosën kurora lulesh tek Shqiponja me simbolin e UÇK-së në Çair.

Në postimin e tij, zv.ministri i MPB-së, Bushi shkruan:
5 maj – Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Është dita që përkujtohen dëshmorët, është dita e trimave të pavdekshëm, është datë e rëndësishme për shqiptarët kudo, sepse në këtë datë përkujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për atdhe të lirë!

Lavdi dëshmorëve të kombit!