Ndërsa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që ata t’i kushtojnë vëmendje maksimale shëndetit të tyre, veçanërisht shëndetit seksual.

Mungesa e ushtrimeve fizike, dieta jo e shëndetshme dhe stili i jetësës jo të mirë, mund të ndikojë në qëndrueshmërinë tuaj seksuale, por ka disa ushqime në veçanti, që mund të ndihmojnë në rritjen e performancës tuaj seksuale.

Sipas një studimi të botuar në revistën ‘Nutrients’, konsumimi i vetëm rreth 60 gramë arra mund të rezultojë i dobishëm në rritjen e performancës tuaj seksuale.

Në mënyrë që të përcaktohet nëse konsumimi i rregullt i arrave ka ndonjë efekt në funksionet seksuale dhe në cilësinë e spermës, studiuesit zhvilluan një studim ndërhyrjeje ushqyese mbi pjesëmarrjen e shëndetshme të moshës riprodhuese, shkruan food.ntv, transmeton Klan Kosova.

Faktorët e rrezikut që shoqërohen me mosfunksionimin seksual janë pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i alkoolit, mungesa e ushtrimeve fizike, stresi dhe një dietë jo e shëndetshme. Rreth 83 individë morën pjesë në studim të cilët po ndiqnin një dietë perëndimore (të varfër me fruta dhe perime dhe të pasura me yndyrëra). Pjesëmarrësit e studimit u ndanë më pas në dy grupe: një grup vazhdoi të ndiqte dietën e tyre normale perëndimore gjatë 14 javëve ndërsa tjetri plotësoi dietën e tyre me një marrje ditore prej 60 gramë arra, lajthi dhe bajame. Më vonë, secili individ plotësoi një pyetësor të vërtetuar ndërkombëtarisht që përmban 15 pyetje mbi funksionin seksual.

Sipas gjetjeve të studimit, shtimi i arrave, lajthive dhe bajameve në një dietë jo të shëndetshme perëndimore mund të përmirësojë dëshirën seksuale dhe cilësinë e orgazmës.

Dhe meqenëse këto ditë festohet Fitër Bajrami dhe ëmbëlsira tradicionale është bakllavaja, e keni më të lehtë për t’i konsumuar ato nëse në përditshmëri nuk ju hahen.