Pasi shkëlqeu në “Eurovision” tani e thërrasin me krenari emrin e Gjon Muharremaj, djaloshi shqiptar që përfaqësoi Zvicrën dhe arriti të sigurojë vendin e tretë.

Dëshira e Gjon ka qenë të përfaqësojë vendin e tij të lindjes, mirëpo kjo dëshirë i është refuzuar nga Shqipëria të cilët në momentin e fundit vendosën që ta lenë jashtë gare në Festivalin e Këngës.

Gjatë një intervistë të dhënë më herët Gjon ka treguar se organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë pasi sipas tyre ishin plotësuar vendet.

“Ta marrin dhe këngën time, për katër ditë duhet të gjej një këngë dhe thashë a mund të aplikoj me këtë këngë? Dhe më thanë ok. Mirëpo, ditën e enjte më thanë që më fal më në fund i kemi 25 artista dhe në Festivalin e Këngës duhen vetëm 20″ ka thënë ai në një emirion.

Mbrëmjen e djeshme Gjon u rëndit i treti dhe u vlerësua nga e gjithë bota për talentin e jashtëzakonshëm, vlerësim të cilin më herët nuk e ka marrë nga Shqipëria.