Juventusi do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. Hellas Verona i bëri një nder shumë të madh duke frenuar Napolin, dhe bardhezinjtë nisën festën mbrëmjen e kaluar.

Mbrojtësi i “Zonjës”, Leonardo Bonucci nuk e fsheh gëzimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku ka një mesazh për ata që po prisnin me padurim dështimin e ekipit të Pirlos.

“Të gjithë ishin bërë gati, po prisnin momentin për të bërë atë që u pëlqen më shumë. Por nuk i kishin bërë mirë llogaritë me krenarin e këtij grupi, mentalitetin e kësaj skuadre dhe moton e klubit.

E vërtetë, ky sezon ka pasur shumë ulje ngritje. Kemi zhvilluar ndeshje të mëdha, por edhe takime jo të tilla. Kemi humbur shumë pikë rrugës, diçka që nuk e kemi zakon.

Kemi fituar dy trofe si skuadër. Arritëm një objektiv, ndërkohë që të gjithë po përgatiteshin për të na bërë funeralin. Ne besuam deri në fund, realizuam objektivin dhe festuam ne në fund“, shkruan mbrojtësi italian.