Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë diskutuam për ligjin për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje he lëmë hapësirë të hapim debat të gjerë publik dhe përmes procedurës transparente të mënjanojmë sa më shumë pjesë kontestuese për të cilat presidenti Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi zgjidhjen ligjore që ishte miratuar në Kuvend, informoi sonte ministri I Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

“Bisedova sot edhe me kryetarin e Kuvendit dhe fillojmë me seri takimesh me grupet e deputetëve dhe me organizatat joqeveritare dhe asociacionet për të cilët besoj se do të na japin mbështetje dhe ndihmë si të vijmë deri te zgjidhja më e mire ligjore, por qëllimi I fundit të na jenë qytetarët dhe fokusi në këto 50 apo 60 mijë problem në shtet”, tha Boçvarski në emisionin “Top Tema”.

Theksoi se do të bisedojë për tërë ligjin dhe shtoi se me pagimin e 150 eurove në vend të një euro për meter katror si deri më tani për legalizim të objekteve u thuhet qytetarëve se ndërtimi pa leje është I palejueshëm dhe se në të ardhmen nuk do të lejohet.

Përsëriti se qëllimi I ndryshimeve ligjore ishte si t’I vënë në kornizë juridike objektet e ndërtuara pa leje të qytetarëve që marrin ndihmë sociale nga shteti.