Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu i cili gjatë fushatës premtoi se në komunën e Zhelinës do të investojë 60 milionë euro siç duket do ti plotësohet ëndrra. Ai ditë më parë ka qenë në Dubai dhe ende nuk dihet nëse ka shkuar për pushime, apo ka shkuar për të thithur investime në komunën e Zhelinës.
Portali TetovaSot ka siguruar edhe një fotografi se si Blerim Sejdiu ëndërron të jetë shik dhe të investojë 60 milionë eurot e premtuara banorëve të kësaj komune.
Edhe dega e Bashkimit Demokratik në Zhelinë ka reaguar në lidhje me vizitën e kryetarit të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në Dubai, duke theksuar se kjo vizitë bëhet kur komuna në fjalë është e zhytur në borxhe të mëdha, transmeton TetovaSot.
Ndryshe nga Lëvizja BESA përflitet një emër tjetër për kandidat të ardhshëm në komunën e Zhelinës pasi Blerim Sejdiu nuk ngjendjet në asnjë anketë si kryetar i suksesshëm, ai llogaritet si një ndër kryetarët më të dobët në anketën e fundit të realizuar nga agjencitë prestigjoze të vendit./TS/