Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pas lajmit se një hoxhë është arrestuar si i dyshuar se ka dhunuar seksualisht një femër.

Në reagimin e tyre thuhet se i njëjti nuk është as hoxhë e as teolog islam.

“Përkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam. Pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut”.