Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi këtë të hënë në “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se pas Sali Berishës, do të ketë emra të tjerë që do të shpallen “non grata” nga SHBA.

Ai u shpreh përballë moderators Pranvera Borakaj se gabimi që “fundosi” Berishën është korrupsioni gjatë kohës që ishte kryeministër.

“Do të ketë vazhdimësi, nuk është vetëm Berisha. Ky është i pari, por nga kryesorët. Korrupsioni e ndëshkoi Berishën kur ishte kryeministër, ky është gabimi i tij.”