Një ndër personat që ka reaguar lidhur me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit për shkak korrupsioni është dhe gazetari Artan Hoxha.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar lajmet se këtë gjë e ka paralajmëruar që në vitin 2019, teksa e ironizon Berishën duke e quajtur “Marshall” ndërsa i thotë se tashmë “s’do të mundet ta mbajë peng vendin”.

Sali Berisha dhe familja e tij shpallet “non grata” nga SHBA: I përfshirë në korrupsion me fondet publike19 Maj, 14:15

Gazetari Hoxha e ka edhe një mesazh për presidentin Ilir Meta, i cili së fundmi ka patur një përplasje të ashpër me ambasadoren amerikane Yuri Kim, duke i thënë se kambanat bien për ata që kanë veshë”.

Postimi i plotë:

19 maj 2021
Departamenti i Shtetit shpall person të padeshirueshem dhe ndalon hyrjen e Sali Berishes dhe familjes se tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikes….
Besoj se ta kam thene në kohen e duhur “Marshall”…
Dhe mos harro, të kane damkosur për korrupsion në niveleve të larta.
Nuk do mundesh më, ta mbash peng këtë vend…
17 shkurt 2018, 31 janar 2019, 19 maj 2021..
Respekte Marshall, me krah të lehta…
Dielli do të vazhdoje ta ngroh sërish, këtë vend të bekuar nga zoti…
Ishallah tërheq këmbën zvarrë edhe për të tjerët…
Kambanat, besoj, bien për ata që kanë vesh Shkelqesi President….