Karim Benzema është grumbulluar nga ekipi kombëtar francez pas pesë vitesh.

Didier Deschamp e ka futur Benzeman në listën e lojtarëve që do të luajnë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Sulmuesi i Real Madridit është shprehur i lumtur që do të ketë mundësinë të luajë bashkë me yllin e PSG, Kylian Mbappe.

“Më pëlqejnë lëvizjet e tij, mënyra se si ai luan futboll. Nuk kam dyshime se do të kalojmë kohë të mirë sëbashku në fushë“, tha sulmuesi i “Los Blancos”.