Të gjashtë pakot e masave të miratuara nga Qeveria do të implementohen plotësisht, dhe në periudhën e ardhshme ne do të vazhdojmë me masat për të mbështetur kompanitë që do të investojnë në periudhën post covid, të cilat do të krijojnë vende të reja pune dhe do të japin paga më të larta.

Nuk do të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për pagesën e pagave, duke qenë se pothuajse të gjitha aktivitetet funksionojnë pa kufizime, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në paraqitjen e tij në Top Tema në Televizionin Telma.

Ministri theksoi se në fillim të këtij viti realizimi i katër pakove të para të masave ishte 82% e mjeteve, por kishte zgjidhje të caktuara ligjore që u bllokuan në Kuvend.

“Pakoja e pestë është duke u implementuar në përputhje me dinamikën e planifikuar, dhe të gjitha thirrjet publike nga pakoja e gjashtë e masave tashmë janë shpallur, të cilat ne i miratuam si rezultat i vendimit të Qeverisë për të mbyllur plotësisht objektet hotelierike. Unë pres që të gjitha kompanitë që kanë aplikuar për masat nga Pakoja e Gjashtë dhe kanë përmbushur kushtet për dy deri në tre javë do të marrin mbështetje financiare,” tha Ministri.

Ministri informoi se në të gjitha pakot e masave mbështetja më e madhe iu dha sektorit të turizmit dhe hotelierisë.
“Sipas programit të zhvillimit të turizmit, Ministria e Ekonomisë ka shpallur një thirrje publike për regjistrimin e hoteleve që janë të interesuar për të pritur turistë me kupona, për një javë do të shpallet edhe thirrja publike për qytetarë me të ardhura të ulëta për të aplikuar dhe për të marrë kupon për turizëm. Këtë vit do të ketë 12,000 den për familje. Sektori i turizmit vitin e kaluar ishte i kënaqur me modelin e kuponit kur u mbyllën kufijtë dhe nuk kishim turistë të huaj. U përdorën 65 mijë kupona dhe në grupin e katërt të masave ne gjithashtu mbështetëm hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, duke kthyer taksën turistike dhe grantet e drejtpërdrejta,” ceku ministri.

Bekteshi informoi se ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve janë në përfundim e sipër, i cili synon të përmbushë nevojat e kompanive që kanë investuar gjatë periudhës së kovidit ose që do të investojnë më tej edhe në periudhën post covid.

“Do të zvogëlojmë kriteret që kompanitë të mund të investojnë edhe më tej dhe të krijojnë vende të reja pune dhe një masë është parashikuar për të gjithë ata që do të rrisin pagat e tyre të kenë mbështetje shtesë. Eshtë paraparë një masë për investitorët nga diaspora, bashkëqytetarët tanë të cilët do të marrin shtesë 15% mbështetje financiare, gjithashtu është paraparë mbështetje financiare në përputhje me zhvillimin e rajoneve, dmth më shumë fonde do të ndahen për investime në rajone më pak të zhvilluara dhe anasjelltas theksoi Bekteshi në TV Telma.